MENU
klinika

Pa recetë dhe pa efekte anësore

Ilaçet e migrenës janë të forta. Qetësoni dhimbjet me këto çajra!

10.10.2019 - 10:45

Ekzistojnë disa lloje barnash për trajtimin e migrenës. Megjithatë, ato kanë efekte anësore dhe paraqesin disa risqe pë shëndetin.

Para se të merrni një medikament pa recetë për dhimbjen e migrenës, provoni një trajtim alternativ me çajra bimore të cilat ju ndihmojnë të përballeni me këtë problem dhe nuk paraqesin efekte anësore si konfuzion, përgjumje, marrje mendsh, të vjella, dobësi dhe lodhje.

Nëse ju apo dikush nga familja juaj vuan nga migrena, vazhdoni të lexoni më poshtë për çajrat bimore të cilat janë vërtetuar shkencërisht se mbajnë nën kontroll sulmet e migrenës.

  • Çaji i xhinxherit

Nëse jeni të apasionuar pas medikamenteve shtëpiake, e dini mirë që çaji i xhinxherit është shumë i dobishëm për problemet e tretjes, të tilla si të vjellat, dispespia, acidi refluks dhe fryrja.

Sipas shkencëtarëve çaji i xhinxherit është gjithashtu shumë i dobishëm për lehtësimin e dhimbjeve të migrenës—ka veti anti-inflamatore shumë të fuqishme dhe lehtëson tensionin e muskujve.

  • Çaji i mentes

Ashtu si çaji i xhinxherit, çaji i mentes është një ilaç shtëpie i njohur për problemet me tretjen. Një filxhan çaj i tillë mund t’ju ndihmojë të lehtësoni dhimbjet e migrenës pa pasur nevojë për qetësues. Shumë njerëz gjithashtu besojnë në fuqinë e vajit të mentes për zbutjen e dhimbjeve të migrenës dhe dhimbjeve të tjera të trupit.

  • Çaji i kamomilit

Ka disa lloje çajrash për problemet e tretjes që gjithashtu funksionojnë edhe për migrenën. Dhe një prej tyre është edhe çaji i kamomilit. Migrena mund t’ju sulmojë në çdo moment të caktuar të ditës, përfshirë edhe kohën e gjumit. Mund të merrni një çaj kamomili i cili përveçse ju lehtëson dhimbjet, ju ndihmon edhe me gjumin.

  • Çaji i livandës

Me çajin e livandës vrisni dy zogj me një gur sepse ndihmon edhe kundër dhimbjeve edhe kundër pagjumësisë. Ka veti qetësuese natyrale edhe kundra stresit dhe ankthit.

  • Çaji i zi ose jeshil
caj jeshil-konica.al
caj jeshil-konica.al

Çajrat e përmendur më sipër janë bimore dhe pa kafeinë, por disa qetësues kundra migrenës kanë kafeinë në përmbajtjen e tyre. Ky kimikat njihet shkencërisht për qetësimin e dhimbjeve të migrenës.

Kjo është arsyeja pse çaji jeshil apo i zi ofrojnë një alternativë të mirë kundër dhimbjeve të migrenës.

Çfarë ndodh në trupin tuaj kur e konsumoni

Rrahjet e zemrës nga kafja/ A duhet të shqetësoheni?

Përdorimi dhe efektet tek flokët dhe skalpi

Çfarë është shampoja e thatë