Ilda Bejleri, moderatorja shqiptare së fundmi, në emisionin që drejton, “Procesi Sportiv” në Top Channel ka ngatërruar kreun e PD Lulzim Basha me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi.
Teksa i drejton një pyetje fotografit Armand Sallabanda, se kë do të zgjidhte nga Parlamenti, për të bërë disa fotografi, një femër dhe një mashkull, ku i fundit nga meshkujt zgjodhi Gramoz Ruçin. Por nuk mungoi një gafë nga ana e Ilda Bejlerit.
“Mashkull do të zgjidhja kryetarin e Kuvendit, sepse ka karakteristika tipike shqiptare”, tha fotografi. Ndërkohë Ilda ndërhyri duke thënë “aaa Basha”, dhe ktheu sytë nga Ervin Salianji, i cili ishte po ashtu i ftuar në emision. Për të zbutur disa gafën e moderatores, fotografi Sallabanda u shpreh sërish: “Jo jo, kryetarin e Kuvendit”.
Mesa duket Ilda Bejleri nuk i njeh politikanët në vend, madje ngatërron edhe postet e tyre.