MENU
klinika

Mbulojnë zonën 360 gradë horizontal

Instalohen sisteme alarmi në diga për rastet e emergjencave

03.10.2019 - 14:50

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare njoftoi se në zbatim të planit të gatishmërisë në rastet e emergjencave, ka instaluar sistemet e alarmit për rastet e dëmtimeve të mundshme të digave nga tërmetet apo prurjet e mëdha të ujit, të cilat mund të shkaktojnë përmbytje në zonat përreth Hec-eve të kaskadës.

Sipas KESH, “Sirenat e instaluara për lajmërim në rast përmbytjesh, katastrofash mjedisore mbulojnë zonën në 360 gradë horizontale dhe frekuencat e riprodhimit të zërit janë 200 – 2000 Hz. Stacionet e komandimit të sirenave janë të pajisur me mikrofon dhe japin mesazhe në kohe reale në çdo sirene. Gjithashtu sirena mund të lidhet me mikrofon për të transmetuar mesazh zanor lokal”.

Në njoftimin e bërë, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare thotë se do të organizojë një seri aktivitetesh për ndërgjegjësimin dhe informimin e komuniteteve përreth rrjedhës së lumit Drin, mbi planin e gatishmërisë në rastet e emergjencave.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN