08.10.2019 - 21:39
Interi ka gjetur akordin për shitjen e sulmuesit brazilian Gabigol te Flamengo, këtë e raporton Corriere dello Sport.
23-vjeçari aktualisht po luan i huazuar në Brazil dhe deri tani ka shënuar 18 gola në po aq ndeshje.
Paraqitjet e tij nuk kanë kaluar pa u vënë re dhe ai është përfolur për një rikthim në Europë.
Megjithatë, Flamengo ka mbetur shumë i kënaqur nga sulmuesi dhe ka ofruar 15 milionë euro për të.
Pas shumë negociatave, Inter ka rënë dakord për 16 milionë euro plus 20% të shitjes së tij në të ardhmen.