MENU
klinika

"Ballkani perëndimor vrimë e zezë"

Ish-kryeministri: Pa plotësuar kushtin, Shqipëria nuk mund të…

28.10.2019 - 11:50

Ish-kryeministri grek, Kostas Karamanlis, kritikoi vendimin e BE-së për Shqipërinë dhe Maqedoninë, që nuk hapi negociatat, por as nuk ka kursyer dy vendet në lidhje me zbatimin e marrëveshjeve dhe progresin që duhet të bëjnë.

Ish-kryeministri shikon ende “mjegull”në rajon, pasi u shpreh se Ballkani Perëndimor, 20 vjet pas luftës së fundit në rajon, për fat të keq mbetet një vrimë e zezë në hartën evropiane.

“Nuk ka konflikte të përgjakshme si në këtë kohë, por situata në Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë dhe Shqipëri, në veçanti, është duke ngecur apo edhe duke u kthyer”, vijon ai.

Duke u ndalur te Shqipëria ai theksoi mbrojtjen e të drejtave të pakicës etnike greke.Pa zbatimin e standardeve evropiane për këtë çështje dhe pa përmbushjen e detyrimeve të saj, Shqipëria nuk mund të presë përfundimin e kursit të saj evropian“, nënvizoi ai.

Vetoja e Francës bllokoi hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Kjo, pasi Macron kërkoi fillimisht reformimin e unionit më pas zgjerim me vende të tjera.

Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi