MENU
klinika

'Euro 2020', rezultatet e plota

Italia siguron kualifikimin, Norvegjia frenon Spanjën!

12.10.2019 - 23:04

Italia ka fituar 2-0 ndeshjen e së shtunës ndaj Greqisë duke siguruar që tani një biletë në evropianin që zhvillohet verën e ardhshme. Skuadra e Mancinit ka debutuar me fanellën e re dhe ajo i ka sjellë fat teksa vendasit kanë mposhtur ballkanasit.

Goli i avantazhit është shënuar nga Jorginho në minutën e 63’ përpara se Bernardeschi të vuloste fitoren dhe kualifikimin pak minuta më pas. Italia ndodhet në vend të parë të grupit J me shtatë fitore në po aq ndeshje.

Spanja ka vuajtur shumë ndaj Norvegjisë dhe në fund ka dalë vetëm me një pikë nga Oslo pas barazimit 1-1. Skuadra e Morenos dukej sikur do ta fitonte takimin pas golit të Saul në minutën e 47’, por vendasit kanë barazuar në kohën shtesë me King, i cili ka shënuar nga pika e bardhë e penalltisë. Me këtë rezultat, Spanja ka prishur ecurinë vetëm me fitore dhe nuk e ka siguruar ende kualifikimin.

Suedia ka mposhtur Maltën 4-0 dhe ngjitet në vend të dytë, poshtë spanjollëve. Ndërsa Liechtenstein ka barazuar 1-1 me Armeninë në ndeshjen e vlefshme për grupin J.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Euro 2020", rezultatet e plota

Çekia shtang Anglinë/ Kualifikohet Ukraina!