Dy ditë më parë, pas një aksioni policor, në Madrid të Spanjës u arrestuan 24 veta që në harkun kohor të një viti kishin grabitur banesat e futbollistëve dhe të trajnerëve në kohën kur ata nuk ndodheshin në shtëpi.
Mes hajdutëve kanë qenë edhe 3 shqiptarë. Europol ka publikuar pamjet e akteve të tyre, duke u bërë makth i lojtarëve të Real Madridit dhe Atleticos. Banda e shqiptarëve përbëhej nga katër shqiptarë dhe një spanjoll.
Vjedhjet janë kryer në përgjithësi kur shtëpitë ishin të banuara. Njëri nga të arrestuarit, shefi i këtij rrjeti, shtetasi shqiptar me inicialet M. Z., ishte arrestuar më herët për pjesëmarrje në sulmin e dhunshëm të vitit 2007 në shtëpinë e biznesmenit Jose Luis Moreno.
Autorët akuzohen për të paktën 20 krime të tilla që kanë ndodhur në Asturias, Castilla y León dhe zona të tjera teksa ndër shtëpitë e vjedhura nga kjo bandë, janë ato të trajnerit të Real Madridit, Zinedine Zidane, lojtarët Isco dhe Casemiro dhe futbollisti i Atlético Madrid Thomas Partey.
Autoritetet spanjolle gjatë operacionit kanë sekuestruar stoli, makina luksoze, mijëra euro, por edhe medalje të Champions League të njërit prej lojtarëve të Atleticos.
SHËNIM: Të gjitha rezultatet e ndeshjeve kryesore të ditës i gjeni në kohë reale, duke klikuar Konica.al në ballinën e rubrikës së sportit