MENU
klinika

Keni bërë plane për fundjavë?

Ja si parashikohet moti për këtë të shtunë

19.10.2019 - 08:22

Territori Shqiptar gjatë paradites dhe deri në mesdite do të jetë me kthjellime dhe vranësira të lehta, më të dukshme do të jenë në zonat malore.

Por pasditja sipas MeteoAlb sjell zhvillim të vranësirave në zonat Juglindore duke sjell rrebeshe shiu lokal.

Orët e vona të natës sjellin përmirësim gradual të kushteve të motit në vend. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 6°C deri në 26°C.

Era do te fryjë lehtë në tokë dhe deri mesatare në det me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar dallgëzim 3 ballë.