MENU
klinika

13 gola në Champions

Juve ‘shtyp’ Leverkusen/ Bayern ‘tenis’ ndaj Spurs!

01.10.2019 - 23:11

U luajtën mbrëmjen e sotme ndeshjet e dyta në fazën e grupeve në Champions League, ku nuk munguan rezultatet surprizë.

Juventusi mori fitoren e parë në grup, teksa mposhti pastër në shtëpi Bajer Leverkusenin me shifrat 3-0. Higuain në pjesën e parë, si dhe Bernardeski e Ronaldo në të dytën, vulosën 3 pikët për bardhezinjtë, që dominuan totalisht takimin.

Një tërmet “7 ballësh” shkaktoi Bajerni i Mynihut, teksa në transfertë ndaj Totenhemit, triumfoi me rezultatin 2-7. Son zhbllokoi shifrat në minutën e 12-të, por që në pjesën e parë ishin Kimish e Levandovski, që përmbysën për bavarezët.

Më tej, pjesa e dytë foli e gjitha për ekipin e Kovaç, që shënoi edhe 5 gola të tjerë. Serzh Gnabri shënoi plot 4 gola, ndërsa realizimi tjetër ishte i Levandovskit.

PSG fitoi minimalisht 0-1 në fushën e Gallatasarait, me gol të Mauro Ikardit, ndërsa fitore shënuan edhe Atletiko e Madridit dhe Mançester Siti. Më poshtë, golat dhe rezultatet e plota.