MENU
klinika

Siguria ushqimore

Kapshticë, kontrolle për zbatimin e ligjit

28.10.2019 - 17:30

Sfida e Sigurisë Ushqimore, mbrojtja e shëndetit të konsumatorëve dhe mbajtja pastër e tregut të brendshëm nga produkte të pasigurta për konsum janë fokusi i çdo dite pune të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit dhe të drejtuesit të saj.

Drejtori i Përgjithshëm i AKU, Robert Lili në kuadër të intensifikimit të kontrolleve, monitorimin e planit të veprimit dhe kontrollin e zbatimit të ligjit monitoroi Pikën e Inspektimit Kufitar Kapshticë.

Gjatë kontrollit në një nga pikat kryesore doganore në vend  Lili vendosi theksin tek zbatimi me rigorozitet të ligjit, forcimin e kontrolleve për çdo ngarkesë me produkte ushqimore që tenton të futet në vendin tonë për konsum human.

Duke theksuar se “Trau” i asnjë pike doganore nuk do të ngrihet për asnjë ngarkesë ushqimore që nuk plotëson standardet e parashikuara nga Legjislacioni Shqiptar, Lili kërkoi nga ana e inspektorëve të veprojnë konform ligjit dhe me mbështetjen e plotë të tij për të garantuar sigurinë ushqimore në vend.

Tolerancë zero ndaj çdo tentative për të mashtruar nëpërmjet praktikave të importit në dëm të shëndetit të konsumatorëve Shqiptar, pikat e Inspektimit kufitar janë pika nevralgjike në shërbim sfidës për mbajtjen pastër të tregut dhe garantimit të sigurisë ushqimore.

Lëvizje e shtuar në Kapshticë

Emigrantët kthehen për festat e fundvitit

Korça, Tirana, Vlora e Shkodra destinacionet më të preferuara

Të huajt zgjedhin Shqipërinë për festat e fundvitit!

Nëna kërkon ndihmë nga policia

Zhduket në rrethana misterioze 16-vjeçari

150 familje mbeten pa energji elektrike

Rikthehet dëbora në juglindje të vendit