MENU
klinika

Merret vendimi drastik për Rita Orën

“Rita e Haradinaj dhe Thaçit mbështet kriminelët e UÇK”

27.10.2019 - 11:27

Dy ditë më parë, Serbia u bezdis nga posterat e këngëtares shqiptare me famë botërore, Rita Orës në vendin e tyre.

Ajo ishte zgjedhur si imazhi i disa bizhuterive, mirëpo vendosja e saj në mes të qytetit të Beogradit nuk i pëlqeu aspak vendasve.

Madje, gazeta serbe “Informer” e quajti skandaloz faktin që në vendin e tyre ishte vendosur imazhi i një shqiptareje që mbështet “UÇK-në”.

“Skandaloze! Shqiptarja Rita Ora i qesh Beogradit në fytyrë! Këngëtarja e preferuar e Haradinaj dhe Thaçit në pankartat e kryeqytetit!”- shkruante gazeta serbe.

Shumë qytetarë kërkuan gjatë intervistave që posterat e Ritës të hiqen sa më shpejt të jetë e mundur.

Pas kësaj, Serbia ka marrë vendimin drastik duke hequr posterat e këngëtares tonë.

Sipas “Anabel.al”, media serbe publikoi një shkrim me titullin:

“Informer fiton! Hiqen posterat e shqiptares Rita Ora. Tërhiqet fushata e këngëtares që mbështet kriminelët e UÇK-së.”

“Këngëtarja shqiptare, që mbështet publikisht kriminelët e UÇK-së dhe kërkon krijimin e Shqipërisë së Madhe është hequr nga posterat në qendër të Beogradit dhe nuk do të përdoret më në materialet promovuese të firmës,

Rikujtojmë se këngëtarja, që këndoi në festivitetet e përvjetorit të dhjetë të pavarësisë së shtetit fals kosovar dhe që nuk humbet asnjë shans për të bërë shqiponjën me dy krerë, shfaqet në 27 postera rreth e rrotull Beogradit.”

Drejtuesit e kompanisë dhe departamenti i marketingut vendosën heqjen e posterave dhe përdorimin e një imazhi të ri për fushatën e tyre.

Ndërkohë, Rita Ora s’ka bërë ende asnjë reagim lidhur me këtë ngjarje.

Do t’ju garantojnë një look ‘chic’

Pesë kombinime me pantallona lëkure

Urimi i këngëtares për Pavarësinë e Shqipërisë

Rita Ora ndez skenën me ritmin e muzikës shqiptare!

“Ato s’kanë ndenjur në radhë për bukë“

Bleona Qereti refuzon të krahasohet me Dua Lipën dhe Rita Orën