MENU
klinika

Bëni kujdes!

Personazhet që rrezikojnë telefonin nëse i kërkoni në…

24.10.2019 - 18:22

“McAfee” ka zbuluar listën e 10 personazheve më të ‘rrezikshëm’ në internet.

Nëse klikoni emrin e tyre në internet, kompjuteri ose telefoni juaj rrezikon të preket nga viruset.
Pjesa më e madhe e personazheve janë shumë të njohur për publikun dhe emrat e tyre janë ndër më të kilikuarit në internet.

Komediani amerikan dhe prezantuesi, John Oliver kryeson listën e këtij viti si emri më i rrezikshëm për t’u kërkuar.


Pjesë e listës janë edhe tre komedianë të tjerë, James Corden, Jimmy Kimmel dhe Jimmy Fallon.
Përveç aktorëve, pjesa më e madhe e listës është e mbushur me emra të këngëtarëve dhe pjesë e listës është edhe Dua Lipa.


Këngëtarja me origjinë shqiptare renditet e dyta dhe ndiqet nga artistë të tjerë si, Nicki Minaj, DJ Calvin Harris dhe Billie Eilish.

Këtë vit pjesë e listës është edhe Liam Hemsworth dhe Emilia Clarke.

Do t’ju garantojnë një look ‘chic’

Pesë kombinime me pantallona lëkure

Urimi i këngëtares për Pavarësinë e Shqipërisë

Rita Ora ndez skenën me ritmin e muzikës shqiptare!

“Ato s’kanë ndenjur në radhë për bukë“

Bleona Qereti refuzon të krahasohet me Dua Lipën dhe Rita Orën