MENU
klinika

Kërkoi rikthimin në detyrë

KLGJ refuzon gjyqtarin e skandalit seksual

29.10.2019 - 10:47

Këshilli i Lartë i Gjyqësorit ka rrëzuar kërkesën e gjyqtarit Guximtar Boçi, i cili kishte kërkuar rikthimin në detyrë, pasi u shkarkua nga detyra në vitin 2016 nga KLD për shkak të një skandali seksual.

Ish-gjyqtari Boçi ka drejtuar kërkesa në mënyrë të përsëritur në KLD prej 09.06.2017 e në vazhdim duke kërkuar rikthimin në detyrë, por kërkesa e tij nuk janë marrë në shqyrtim.

Kërkesa e parë është drejtuar në datën 9 qershor 2017, ndërsa kërkesa e fundit që i drejtohet organit të ri KLGJ mban datën 20 dhjetor 2018.
Shkarkimi i gjyqtarit Boçi u mbështet në disa fakte të bëra publike në media, në një emision investigativ, ku ai akuzohej për afera seksuale dhe korrupsion pasiv.

Gjyqtari i Gjirokastrës u pezullua nga detyra nga KLD e cila u njoh nga Prokuroria e Krimeve të Rënda me faktin se ndaj Boçit kishte nisur një hetim për veprën penale të korrupsionit pasiv.

Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë