MENU
klinika

Kuqezinjtë

Kombëtarja U-17 nuk bën dot “bis”

16.10.2019 - 18:09

Kombëtarja shqiptare U-17 nuk arrin të marrë 2 fitore radhazi përballë bashkëmoshatarëve nga Mali i Zi, teksa 3 ditë më parë fitoi 3-0 në Shkodër.

Shqipëria e 17 vjeçarëve, e drejtuar nga trajneri Elvin Beqiri, ka luajtur sot ndeshjen e dytë miqësore. Ndeshja është mbyllur në barazimin e bardhë 0-0, përtej rasteve të shumta për shënim dhe dominimit në lojë që kanë shfaqur kuqezinjtë tanë.

Shqiperi u17
Shqiperi u17

Këtu përfundojnë edhe miqësoret për skuadrën e Beqirit, që në muajin nëntor do të luajë “Qualifying Round”, ku do të përballen me vendasit e Portugalisë, Ukrainën dhe Gjeorgjinë.

Shqipëria zbriti në fushën e lojës me këtë formacion: Rroku; Zali; Mehmeti; Krasniqi; Janaqi; Mitaj; Mahmuti; Lusha; Dervishi; Bytyqi; Kasemi. (U aktivizuan: Tora; Mata; Papa; Gjuzi; Preka; Simoni; Spahija; Asallari; Çereni)

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Miqësorja e dytë e ekipeve U-17

Shqipëria nuk “hakmerret” dot ndaj Kosovës