MENU
klinika

"Albin Kurti i ka ndryshuar qëndrimet e tij!"

Kosovë-Serbi/ Phillips: Ideja e ndyshimit të kufirit ka vdekur!

10.10.2019 - 12:41

Analisti i njohur amerikan, prof. David Phillips i Universitetit të Kolumbias, gjatë një intersiste për Zërin e Amerikës, tha se Shtetet e Bashkuara duhet të përshtatin qëndrimin e tyre ndaj qeverisë së ardhshme të Kosovës, në përputhje me vullnetin e popullit të Kosovës.

Sipas tij, Albin Kurti me kalimin e kohës, i ka ndryshuar qëndrimet e tij dhe se ideja e ndyshimit të kufirit ka vdekur.

“Është e qartë se Albin Kurti është i respektuar dhe i admiruar nga elektorati. Tani atij i duhet të ndërtojë ura bashkëpunimi dhe të punojë drejt formimit të një qeverie koalicioni, të komunikojë me përfaqësuesit serbë në Kosovë për mënyrat se si mund të punojë me ta dhe të zhvillojë një qëndrim për negociatat me Beogradin.

Mendoj se fillimisht do të rishikohet zbatimi i 33 marrëveshjeve ekzistuese dhe bazuar tek ajo analizë, do të rekomandohen disa hapa për zbatimin e mëtejshëm të tyre. Një gjë që nuk është në tryezë, është ndryshimi i kufirit. As Albin Kurti dhe asnjëra nga partitë e mëdha nuk e mbështesin. Pra, qeveria e Kosovës mund të ketë një dialog me Beogradin por dialogu do të jetë për normalizimin brenda kufijve aktualë të Kosovës. Dhe nuk do të jetë në tryezë ndarja”.

I pyetur se cfarë mendon ai në lidhje me disa qëndrime dhe deklarata të Albin Kurtit kur ishte në opozitë, dhe se a do t’i modifikojë lideri i VV qëndrimet kur të jetë në qeverisje, David Phillips tha:

Unë e njoh prej dekadash Albin Kurtin dhe e kam parë të ndryshojë si person dhe si personalitet politik. Unë parashikoj që pjekuria e tij të rritet, që ai të vazhdojë të ndryshojë. Ai mbështet një dialog me Beogradin, por duhet të jemi të qartë për axhendën. Ai është kundër ndarjes apo ndryshimit të kufirit.

Prandaj unë pres që zyrtarët amerikanë të përshtaten me realitetin. Albin Kurti do të fillojë përpjekjet për formimin e një qeverie. Do t’i duhet të bashkëpunojë me parti të tjera dhe do t’i duhet të merret me marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë dhe me serbët e Kosovës, me listën serbe, në mënyrë që të punojmë në mënyrë konstruktive drejt forcimit të një shoqërie të përbashkët që të jetë shumëetnike dhe demokratike.