Veshja e gruas myslimane:
Përbëhej nga këmisha e gjatë deri në gju e mqngë shumë të gjëra. Materiali ishte mëndafshi melezi ose faqelli i bardhë. Këmishët qëndiseshin nga vetë gratë me fije ari e laxyhera, ose me mëndafsh, ose me tel sermi në mëngë dhe grykë. Nën këmishë vishej një fanelë prej fangelli ose leshi, sipas stinës.
Mbi këmishë vishej një jelek i ngushtë kadifeje apo kumashi të kuq, qëndisur e dendur, sidomos përpara, i mbërthyer në gjoks me katër komça.
Ai qëndisej vetëm me tertil (fije ari) dhe me laxyhera (temina). Sipër jelekut vishej anteria prej kadifeje, në formë xhakete, me mëngë të çara deri te llerët. Edhe kjo qëndisej me gajtana e tehrina ari, në kapakët e parmë e në mëngët. Në pjesën e poshtme të trupit vishehin branavekët, që janë të prerë mjaft gjërë. Ato punoheshin prej kumashi të çelët me lule.
Veshja me fistan (futanellë):
Pjesa më karakteristike e kësaj veshjeje për burrat myslimanë është fistani. Ky ëhtë një fund i gjërë me shumë pala, prej pëlhure pambuku me ngjyrë të bardhë. Ai ngjeshej për mesidhe zbriste poshtë këmbëve deri në pulpë. Kjo është veshje mbarshqiptare e ka origjinë të vjetër thellë në histori.
Në dokumentat përmendet për herë të parë në portin e Drinit 1335. Deri në fillimin e shek. XX ajo mbahej nga burrat në jug e në Veri të vendit. Burrat shkodranë e mbajtëna të derinë kohën e shpalljes së Pavarësisë, e në ndonjë rast të veçantë deri në vitet 20’ të shekullit të kaluar.
Veshja e gruas katolike:
Mbi këmishën e gjatë deri në pulpë, në pjesën e poshtme të trupit gratë vishnin branavekët prej pëlhure të rrasët të shndritshme dhe merrnin emrin “branavekë zmalti” ose paftë, varionin në ngjyrë violet ose patlixhan të mbyllët. Jeleku në dy anët e kapakëve kishte të qepur 20 mose më shumë sumbulla të punuara me pe mëndafshi ngjyrë uthull, me nga një merxhan të kuq në majë. Edhe me shpinë jeleku ishte shumë i zbukuruar me motive floreale të kombinuara shpesh edhe me zoomorfe.
Para e mbrapa, në të gjitha anët jeleku rrethohej me 3-5 gajtana ari. Sipër jelekut vihej anteria shame, punuar me copë të kuqe me vija të bardha, qëndisur me gajtana mëndafshi të zi. Në mes mbështillej shalli (brezi) i mëndafshtë, me ngjyra të shumta e me thakë në cepat. Përmbi anterinë pastaj vishej xhybeja pa mëngë, e gjatë deri në gju, e prerë prej cohe bojuthull në formë kloshi. Mbi kokë, nga balli e deri poshtë qafës, vendosej sallmani, qëndisë me ar e laxyhera.
Veshja me branavekë: Nëse fistani mbahej nga burrat myslimanë të qytetit të Shkodrës, branavekët ishin veshje e përgjithshme e qytetarëve katolikë, që nga mesi i shek. XIX e deri në vitet 20’ të shekullit të kaluar.
Më parë ato vishnin fistanin. Branaveku bëhej prej perkaline të zezë të importuar, ose prej pëlhure pambuku të punuar në vend. Ata priteshin eqepeshin te terzinjtë.
Referenca
Guidë e Muzeve të Shkodrës