Duke komentuar takimin në Novi Sad të kryeministrave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe Presidentit të Serbisë për minishengenin ballkanik, kreu i Vetëvendosjes dhe kryeministri i ardhshëm i Kosovës, Albin Kurti, ka një mesazh të qartë: Kujdes me Serbinë!
Deklaratën Kurti e bëri nga Tirana, pas aktivitetit të organizuar nga Qendra e VV-së në vendin tonë për fitoren e kësaj partie në zgjedhjet parlamentare të Kosovës më 6 tetor.
“Mendoj që duhet të kemi kujdes sa i përket raporteve me Serbinë meqenëse dihet se çfarë u ka bërë Serbia shqiptarëve nga njëra anë dhe dihet që para tre viteve tentoi një puç në Maqedoni të Veriut por i dështoi, një puç bashkë me Rusinë. Është në interes të Serbisë që të duket sa më normale ndërkohë që nuk është.”