Përveç trendeve të reja, artistet pjesëmarrëse në ndarjen e çmimeve Emmy na frymëzuan me modele flokësh dhe llojin më kryesor të grimit; atë natyralin!
Harrojini buzët e kuqe! Ngjyra korale është opsioni i preferuar i yjeve, kombinuar me një penel të lehtë. Dhe për informacionin tuaj, Jameela Jamil është lyer vetë!
Përsa i përket flokëve, balluket e ndara dhe ondet që humbasin drejt fundit, janë modeli perfekt për dasmën e vjeshtës.
S’ka asgjë të keqe të kombinosh ngjyrën e flokëve me atë të buzëkuqit.
Grimi i fokusuar tek sytë, buzët natyrale dhe flokë të kapura më gjysmë!
Si mund të shkëlqesh në Hollywood? Me një grim dhe flokë të tillë!
Emilia Clarke provon dhe njëherë se një fytyrë e kuruar është grimi më i mirë! Siç mund ta shihni, buzëkuqi klasik duket se është zëvendësuar nga nuanca portokalli!
Për një grim më dramatik, frymëzohuni këtu!