MENU
klinika

Deklaratë pas takimit

LDK -VV dakordësohen rreth parimeve për marrëveshjen

18.10.2019 - 15:14

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Vetëvendosje kanë dhënë detaje nga takimi që kanë mbajtur me grupet punuese për harmonizim të programeve.

Përmes një deklarate të përbashkët për media, është bërë e ditur se janë dakorduar për përmbatjen dhe partimet e marrëveshjes për bashkëqeverisje.

“Në vazhdimësi të takimit të dy liderëve të LDK-së dhe LVV-së, sot në Selinë e LDK-së është mbajtur takimi i grupeve punuese lidhur me marrëveshjen e koalicionit qeverisës. Dy grupet punuese u dakortësuan lidhur me përmbajtjen dhe parimet e marrëveshjes për bashkëqeverisje”, shkruhet në njoftim.

Më tej, thuhet se në takim u shqyrtuan temat kryesore politike për reformat kyçe sektoriale të cilat e presin qeverinë e re.

“ Në takim u shqyrtuan temat kryesore politike dhe reformat kyçe sektoriale të cilat e presin Qeverinë e re. Palët u dakorduan për intensifikimin e takimeve dhe që takimi i radhës të mbahet të mërkurën nga ora 15:00 për të konkretizuar diskutimet e sotme”, shkruhet në njoftim.