MENU
klinika

Zbulohen fjalët e Isa Boletinit, i sëmurë

“…Madje, ç’kërkojnë serbët në Kosovë!”

26.10.2019 - 15:49

      “Journal des débats politiques et littéraires” ka botuar, të enjten e 27 nëntorit 1913, në faqen n°4, një shkrim në lidhje me deklaratat e Isa Boletinit, për gazetën “Narodni List”, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

 

 

Beograd, 26 nëntor.

Na telegrafojnë nga Shkodra se Isa Boletini, ministri aktual i luftës së qeverisë së Vlorës, gjendet momentalisht në këtë qytet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Shefi i famshëm shqiptar ka bërë për korrespodentin e gazetës “Narodni List”, të Fiumes, deklaratat e mëposhtme:

 

 

“Gjendem i sëmurë në momentin kur kanë më shumë nevojë për ndihmën time; por shpresoj të shërohem sa më shpejt që të kthehem në luftë.

Do të luftoj deri në frymën e fundit dhe derisa të ketë shqiptarë të armatosur, kështu Ballkani nuk do të jetojë në paqe.

E kam thënë këtë gjë në Evropë, e përsëris edhe sot para jush. Madje, ç’kërkojnë serbët në Kosovë!”

Gazetat në Beograd, të cilat riprodhojnë këtë deklaratë, pyesin nëse Austria do të gjejë një pretekst tjetër, kur Isa Boletini do të ekzekutojë kërcënimet e tij, për të parandaluar Serbinë që të mbrohet ndaj agresorëve të saj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kundër Zogut e serbomëdhenjve

Bajram Curri udhëheqësi luftëtar

Pamjet ekskluzive kryengritja e Shkupit '12

Hasan Prishtina: Ruajini për turqit plumbat!


Poezi nga Ismail Kadare

Në kohën kur të desha!

“La Traviata”, 82 vite më parë

Opera e parë që u vu në skenën shqiptare

“Në kufi, një berberhane dhe një dyqan veshjesh…”

Rregullat e rrepta për turistët që hynin në Shqipëri

Si u fut në industri me zërin e mrekullueshëm

13 vjet nga vdekja e Amy Winehouse