Mark Zuckerberg është personi i pestë më i pasur në botë duke zotëruar 70 miliardë dollarë dhe së fundmi është shprehur se miliarderët nuk meritojnë të kenë kaq shumë para.
Shefi ekzekutiv i Facebook bëri komentet gjatë një livestream në Q&A Facebook me punonjësit.
“Nuk e di nëse e kam të saktë se sa para duhet të ketë dikush, por në njëfarë niveli askush nuk meriton të ketë kaq shumë para. Unë mendoj se nëse bëni diçka të mirë, ju shpërbleheni, por mendoj se disa nga pasuritë që mund të grumbullohen janë të paarsyeshme”, tha ai duke iu përgjigjur komenteve në lidhje me Bernie Sanders politikan amerikan.
Sipas CNN, Zuckerberg vendosi ta bënte eventin e kompanisë në kohë reale, pasi dikush publikoi audion e një takimi të zhvilluar në korrik.
“Q &As në Facebook janë një nga traditat e mia të preferuara dhe pas publikimit të njërës prej tyre unë mendova se do të ishte mirë t’i tregojmë të gjithëve se si janë këto Q &As”, ka shkruar Zuckerberg në një postim në faqen e tij personale në Facebook.
Ai u pyet se si mund të qëndronte i paanshëm për kandidaten presidenciale Elizabeth Warren pas deklaratave të së kaluarës për të, pasi ajo lëshoi një plan agresiv për gjigandët e teknologjisë.
“Nëse ajo zgjidhet presidente, atëherë ne do të kemi një sfidë ligjore dhe unë do ta fitoj atë unë do të betejë. Nëse dikush përpiqet që të kërcënojë diçka që ekziston, ti shkon në betejë dhe lufton”, është shprehur Zuckerberg.