06.10.2019 - 13:26
Marc Marquez është kampioni i botës për vitin 2019, pasi spanjolli siguroi matematikisht titullin në fitoren në pistën e Tajlandës. Marquez fitoi titullin e tetë në karrierë dhe të gjashtin në MOTOGP.
Skuaderia Honda erdhi me një strategji fantastike në pistën e Tajlandës, pasi Marquez pati një duel të fortë gjatë gjithë garës me Quartararon.
Ky i fundit kryesoi garën pothuajse gjatë gjithë kohës, por në xhirot e fundit, kampioni i botës tregoi zgjuarsinë e tij dhe me eksperiencë i mori fitoren nga duart.
Vinales plotësoi treshen e podiumit, ndërsa në vendin e katërt u rendit Dovizisio, Rossi e mbylli garën i teti.