MENU
klinika

Moto GP

Marquez nuk ndalet, i jep titullin Honda-s

20.10.2019 - 10:34

Piloti spanjoll Marc Marquez, pasi fitoi titullin kampion si pilot, i dha titullin edhe motorit Honda. Kampioni i botës fitoi edhe garën në çmimin e madh të Japonisë, duke vazhduar me rezultate mjaft të mira.

Spanjolli u konfimua si kampion bote në garën e kaluar, ndërsa tani i jep suksesin dhe skuadrës së tij. Fitorja i dha të drejtë Hondës të festonte titullin kampion si skuderi për herë të 25 në histori.

Një vit përfekt ky për këtë skuderi që nxjerr një pilot kampion, por nga krahu tjetër merr dhe titullin për ekipe. Vendi i dytë në pistën e Japonisë i takoi Fabio Quartararos që zhvilloi një garë të mirë.

Dovizioso vetëm i tretë. Ai nuk ia doli të renditej më lart. Valentino Rossi zhgënjen sërish. Legjenda e këtij sporti u tërhoq në xhirot e fundit, pasi doli nga pista për shkak të një gabimi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN