26.10.2019 - 12:24
Konsiderohet shpesh si zëri “black” i muzikës shqiptare, e në fakt, ngjyrimi melodioz i zërit të Marsela Çibukajt e ka bërë një këngëtare shumë të dashur për shqiptarët.
Por së fundmi këngëtarja nuk po habit vetëm me zërin e saj por edhe me format e saj trupore.
E pandarë nga partneri i saj muzikant, Vitmar Basha këngëtarja ka publikuar foto në profilin e saj në Instagram dhe nuk po ju besojmë dot syve.
E veshur me pantallona lëkurë dhe e gjitha në të zeza, Marsela shihet më në formë se kurrë.
Duket se historia e dashurisë me Vitmarin dhe planet për martesë mes tyre, kanë bërë që këngëtarja të marrë vendimin e rëndësishëm për tu dobësuar.