MENU
klinika

Për herë të parë në Shqipëri dhe mungon informacioni

Mbërrin në portin e Vlorës kroçiera me 182 turistë

26.10.2019 - 17:42

Qyteti bregdetar i Vlorës është kthyer në një pikë mjaft të rëndësishme të itinerarit të anijeve turistike që përshkojnë Mesdheun.

182 turistë nga Franca, Gjermania por edhe vende të tjera të europiane kanë mbërritur në Portin e Vlorës me kroçerën “La Belle De L’Adriatique”.

Ata janë mirëpritur nga stafi i portit dhe iu është ofruar informacion në lidhje me zonat turistike të qytetit, ndërsa destinacioni i tyre ishte Apolonia e Fierit dhe qyteti i Beratit.

Për turistët kjo vizitë është e para që ata bëjnë në Shqipëri.

“Vend është shumë i bukur. Plazhi është shumë i pastër dhe më pëlqen qetësia e vendit” thanë disa nga turistët.

Vilson Dardha, agjent në Portin e Vlorës ngre shqetësimin e mungesës së informacionit për zonat historike të qytetit të cilat mund të vizitoheshin nga këta turistë.

“Këto do të shkojnë në Apoloni të Fierit sepse është e përcaktuar guida. Resorte ka dhe Vlora, por duhet përcaktuar në guidë që do të shkoj në filan vend apo në filan vend. Këto e kanë të përcaktuar se do të shkojnë në Apoloni të Fierit.

Duhen reklamuar tek guidat se Vlora reklamon edhe këtë resort si për shembull Kalaja e Kaninës, Zvërneci apo Orikumi. Këto duhet të vendosen tek guidat qendrore në Tiranë. Duhet reklamuar se Vlora ofron edhe këto resorte” tha ai.

Masat e marra gjatë sezonit të fundit turistik për lehtësimin e lëvizjes dhe ankorimit të mjeteve turistike kanë bërë të mundur që gjatë 2019 numri i jahteve, kroçerave dhe anijeve turistike në vendin tonë të rritet ndjeshëm krahasuar me 2018.

Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier