Ora 19:00 ka shënuar edhe fundin e procesit zgjedhor në Kosovë duke bërë që të gjitha qendrat e votimit të mbyllen.
Mirëpo, çdo votues i cili është në radhën e pritjes në këto momente, duhet të shprehë vullnetin e tij dhe të hedhë votën në kutinë e votimit edhe pse koha e caktuar ka përfunduar.
Ndonëse numri i saktë i votuesve pritet të konfirmohet me kalimin e orëve kur edhe KQZ të marrë të dhënat nga të gjitha qendrat e votimit, trendi gjatë ditës ka qenë pozitiv duke lënë të kuptohet se mund të ketë më shumë votues kësaj radhe se para 2 vitesh.
Dita e zgjedhjeve ka kaluar kryesisht e qetë, me partitë të cilët kanë akuzuar njëra-tjetrën për ndërhyrje. Sikurse edhe herëve të kaluara, ka pasur persona që janë kapur duke fotografuar votën, shkruan RTK.
Prokuroria e Shtetit pas verifikimit të informatave nga prokurorët në terren, janë vërtetuar 16 raste me 20 persona të cilët lidhen me procesin zgjedhor e që janë ndaluar.
Qytetarët patën mundësi të zgjedhin në mesin e 25 subjekteve politike dhe me mbi 1000 kandidatë për deputetë të cilët për dy javë gjatë fushatës zgjedhore shpalosën programin e tyre.