MENU
klinika

Disa këshilla

Me këto hile nuk do të dukeni aspak vulgare në veshje!

25.10.2019 - 20:41

Në botën e modës duket se këshilla kryesore është të gjeni stilin tuaj dhe t’i qëndroni besnik atij.

Aksesorët, këpucët e ndryshme ose palltot, është shumë e vështirë të zgjedhësh.

Megjithatë, nëse ndiqni këto rregulla të thjeshta do të dukeni elegante, duke shmnagur çdo vulgaritet në veshjen tuaj.

Tregoni lëkurën tuaj në mënyrë strategjike

Të dukeni seksi dhe tërheqëse nuk do të thotë që ju duhet të shfaqeni pothuajse lakuriq. Përkundrazi, kërkon njohuri se çfarë duhet të mbash të pazbuluar. Është më mirë të zgjidhni një pjesë të trupit që dëshironi t’i tregoni të gjithëve. Nëse vendosni të tregoni krahët, nuk duhet të zbuloni këmbët dhe anasjelltas.

Mbërtheni kopsat e fundit të këmishës

Këmishat me kopsa janë një trend që nuk del asnjëherë nga moda. Mos e lidhni këmishën në fund, pasi nuk dukeni elegante, por mbërtheni kopsat deri në fund dhe mund ta lini sipër pantallonave, ose ta vendosni brenda tyre nëse xhinset janë me bel të gjatë.

Aksesorët

Aksesorët e duhur mund të rregullojnë pamjen tuaj në tërësi. Edhe nëse preferoni të vishni rroba dhe këpucë neutrale, një çantë me ngjyrë të fortë ose bizhuteri të bukura, janë zgjedhja e duhur kurdoherë. Por duhet të mbani mend se nuk duhet ta mbingarkoni pamjen tuaj me shumë aksesorë.

Zgjidhni pantallonat tuaja sipas lartësisë së këpucëve

Pantallonat që nuk janë gjatësia e duhur për këpucët duket mjaft të pakëndshme dhe bëhen pis shumë shpejt.