MENU
klinika

Parashikimi!

Mësoni si do të jetë moti sot!

25.10.2019 - 08:32

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga periferia e presionit të Lartë (A) atmosferik me qendër kryesore në ishujt Britanikë e cila po influencon mot të kthjellët në vendin tonë.

Moti do të jetë me kthjellime në zonat e ulëta dhe vranësira të pakta në zonat malore.

Era do të jetë me drejtim Veri (N) me shpejtësi 10 -20m/sek në bregdet.

Valëzimi do të jetë i forcës 5 lartësi vale 1,0 deri në 2,5 metër në det të hapur.

Temperaturat do të jenë të qëndrueshme.

  • Temperaturat min dhe max

Zonat malore 5/20°C;
Zonat e ulëta 10/27°C;