MENU
klinika

Intervista

Ministri gjerman e kritikon BE-në për Shqipërinë dhe M. e Veriut

21.10.2019 - 09:42

Ministri gjerman për Ekonomi dhe Energjetikë, Peter Altmeyer, ka kritikuar refuzimin e Bashkimit Evropian javën e kaluar për të filluar negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në një intervistë për “BILD” ai ka deklaruar se është i zhgënjyer nga rezultati i samitit.

“Po, unë jam i zhgënjyer nga rezultati i samitit të BE-së. Ishte në interesin tonë që të lidhim Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë me BE dhe të njohim përpjekjet e tyre të mëdha për demokraci dhe stabilitet. Bisedimet e pranimit duhet të fillojnë së shpejti.”

Ministri gjerman po zhvillon një vizitë dy ditore në rajon. Ai do të vizitojë Kroacinë, Malin e Zi dhe Serbinë sot dhe nesër, 21 dhe 22 tetor 2019.