Milan më në fund sheh “dritë në fund të tunelit”. Ka mjaftuar një gol i Susos dhe kuqezinjtë fitojnë 1-0 ndaj SPAL, duke kthyer entuziazmin në “San Siro”.
Kjo është fitorja e parë e trajnerit të ri Stefano Pioli. Milani ka kontrolluar ndeshjen që në minutën e parë teksa shumica e sdës është luajtur në gjysmëfushën e miqve.
Castillejos duhet të kishte kaluar të tijtë në avantazh në mesin e pjesës së parë, por ai ka gabuar në mënyrë të pabesueshme me portën e boshatisur duke goditur shtyllën.
Goli i avantazhit për vendasit ka ardhur në minutën e 63’ të takimit. Ishte Suso, i futur në fushë vetëm pesë minuta më përpara, ka shënuar nga goditja e dënimit.
Mesfushori ka lëshuar një top shumë të bukur drejt portës me të majtën e tij duke bërë që “San Siro” më në fund të shpërthejë nga gëzimi. Portieri shqiptar nuk lëviz.