MENU
klinika

Vizitë në Zadrimë

Mjalti shqiptar deri në Kinë/ Çuçi flet për marrëveshjen

26.10.2019 - 13:38

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi ka deklaruar se javën e ardhshme do të nënshkruhet me qeverinë kineze protokolli që i hap rrugë eksportit të mjaltit nga Shqipëria.

Gjatë vizitës së tij tek bletërritësit në Zadrimë të Lezhës ai u shpreh se: “Bletaria është një nga sektorët më të rëndësishëm. Për sa i përket subvencionit, e reja e këtij viti është se kriterin që kishim vënë vjet për 100 koshere e ulëm në 50, por kemi hapësirë për ta ulur sërish. Përveç subvencionit që po japim për bletërritësit, ne jemi duke kërkuar tregje të reja për mjaltin.

Gjithashtu ai shtoi se: “Javën e ardhshme unë do të nënshkruaj me qeverinë kineze protokollin për mjaltin që i hap rrugë eksportit të këtij produkti drejt një tregu të madh. Ky është një treg i jashtëzakonshme, që do t’i japë një tjetër frymëmarrje bletarisë. Kjo do të ndikojë në shtimin e koshereve dhe rritjen e sasisë së prodhimit të mja