Mësohet se në këta takim do të marrin pjesë kryeministri Edi Rama, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, presidenti Aleksandar Vuciç, ai i Malit të Zi Millo Gjukanoviç dhe anëtarët e Kryesisë së Bosnjë e Hercegovinës Zhelko Komshiç, Millorad Dodik dhe Shefik Xhaferoviç.

Theksohet se takimi do të shfrytëzohet për shkëmbim mendimesh mbi zhvillimet në rajon, zgjidhjen e sfidave dhe analizën e arritjeve gjatë mandatit të Federica Mogherinit.