MENU
klinika

Champions League

Morata “shpëton” Atletico-n, paqe në Ukrainë

22.10.2019 - 21:01

Atletico Madrid ka vuajtur jo pak në ndeshjen e tretë në grup kundër Bayer Leverkusen. Ka mjaftuar një gol i Morata-s me kokë që spanjollët të marrin maksimumin, duke fituar 1-0 dhe marrë kreun provizorisht.

Atletico Madrid ka kaluar në avantazh në minutën e 78-të, në përballjen me Bayer Leverkusen. Një aksion model i “Los Colchoneros”, që u nalizua në mënyrë perfekte nga Alvaro Morata.

Në ndeshjen tjetër të orës 18:55, Shakhtar Donetsk-Dinamo Zagreb, janë shënuar 4 gola, por në fund është fiksuar 2-2. Fillimisht kanë shënuar vendasit, por miqtë kroatë kanë përmbysur.

Gjithsesi, Dodo në 75’ ka barazuar për ukrainasit. Një pikë është mirë për Dinamon në një ndeshje transferte, duke qëndruar në vend të dytë dhe me shpresa për të ecur më tej.

SHËNIM: Të gjitha rezultatet e ndeshjeve kryesore të ditës i gjeni në kohë reale, duke klikuar Konica.al  në ballinën e rubrikës së sportit

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN