MENU
klinika

Ngushëllime!

Mungoi në takim, Rama jep lajmin e hidhur për kryebashkiakun

13.10.2019 - 15:14

Dhimbje për familjen e kryebashkiakut të Vlorës Dritan Leli.

Vëllai i tij, Eduard Leli është ndarë sot nga jeta në moshën 53-vjeçare, pasi humbi betejën me një sëmundje të rëndë.

Mes shumë mesazheve të ngushëllimit ishte dhe ai i kryeministrit Edi Rama, i cili gjatë inaugurimit të një lagjeje historike në Vlorë, ndau me të gjithë të pranishmit lajmin e keq.

Rama teksa shprehu keqardhje për mospraninë e kryebashkiakut në takim, i shprehu atij dhe familjes ngushëllime.

“Më vjen keq që kryetari i Bashkisë nuk është këtu me ne, për shkak të humbjes tragjike të vëllait.

Kam pasur mundësi që ta njoh personalisht.

Ndaj duke u lutur që të prehet i qetë, i përcjell publikisht, përveçse e kam bërë edhe personalisht, ngushëllimet e mia më të ndjera Dritanit dhe familjes”, tha Rama.