MENU
klinika

Mohikanët e fundit shqiptarë

Na ishte njëherë një Jabllanicë shqiptare

25.10.2019 - 07:56

Vendosja e kufijve të dhunshëm brenda hapësirës shqipfolëse rëndoi negativisht në kohezionin e popullatës shqiptare, duke i këputur lidhjet e natyrshme shoqërore e kulturore.

Megjithatë, popullata shqiptare vazhdoi lidhjet përtej kufirit, pavarësisht rrethanave shtrënguese, shkruan Konica.al.

Gjeografi i ndjerë Asllan Pushka, në një studim të tij, shtjellonte dukurinë e martesave të shqiptarëve në dy anët e kufirit Kosovë-Serbi.

Nga shënimet e vjelura nga terreni, ai mësoi se para Luftës së Dytë Botërore nuk kanë qenë të pakta rastet e martesave të popullatës së Gollakut (pjesa lindore e Prishtinës) me femrat e fshatrave që sot ndodhen në Serbi (në komunat e Medvegjës, Lebanës dhe Leskocit), si në Sijarinë: Rafun, Tupallë, Shillovë, Poroshticë, Ramabajë, Maqedonc.

«Prej shumë informatave mund të konkludohet se kanë ekzistuar lidhje të martesave, farefisnore dhe lidhje ekonomike të banorëve të Gollakut me ata të anës së Jabllanicës dhe të Toplicës, të cilat u dobësuan pas çlirimit e sidomos pas fillimit të shpërnguljeve…», shkruante profesori Pushka.

Ky realitet sot ngjan thuajse i paqenë.

Katundet shqiptare në Medvegjë, dikur plot jetë, sot janë boshatisur thuajse krejt.

Rasti i Medvegjës përbën një nga shembujt e fundit të spastrimit etnik gjatë dy dekadave të fundit. /konica.al/

© Salih Mehmeti | Konica.al

Burimi:
Asllan Pushka, Fusha e martesave indikator i rëndësishëm i zhvillimit ekonomiko-shoqëror e territorial, në Gjurmime albanologjike: Folklor dhe etnologji, Volumes 10-11 (Instituti Albanologjik i Prishtinës, 1981).