14.10.2019 - 13:53
Gazetari Riza Hoxha, i cili ndërroi jetë ditën e sotme, punoi rreth 20 vite si korrespondent i ATSH-së, duke mbuluar zonën e veriut të vendit.
Lajmin e hidhur të humbjes së gazetarit e ka dhënë ish-sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Kukësit, Bujar Muçmata.
“Me shumë dhimbje morëm lajmin për ndarjen nga jeta të kolegut tonë, gazetarit Riza Hoxha. Rizai ishte dhe mbetet një vlerë e çmuar e gazetarisë në Kukës e më gjerë.
Ai sot nuk është mes nesh, por la pas thjeshtësinë, mirësine e profesionalizmin e tij. I shprehim ngushellimet më të sinqerta Vjorit e familjarëve te Rizait. U prehsh ne paqe Riza!”- shkruan Muçmata në njoftimin e tij.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Opinion
‘Dyfytyrësia e shqiptarëve’
"S'merr pjesën që i takon nga..."
“Kukësi po zbrazet nga emigracioni”
Rreshpja-liriku i trishtimit