Parku me temën e përrallave të vëllezërve Grimm është bërë tashmë realitet.
Të apasionuarit mbas historive të përrallave që duan të vizitojnë parkun në Holandë do të magjepsen me pamjet e tij.
Njëra nga historitë e vëllezërve Grimm tregon gjashtë princa të shndërruar në mjellma nga njerka e tyre xheloze dhe është detyrë e motrës së tyre të vogël Elisa që të prishë magjinë dhe t’i kthejë vëllezërit e saj përsëri në njerëz.
Kjo është bërë realitet nga krijuesit e parkut “Efteling”, ku fëmijët mund të shijojnë personazhet që kanë lexuar në përralla.
Vizitorët mund të ecin nëpër kështjellë ose të zgjedhin të udhëtojnë me njërën nga mjellmat tre metra të gjatë përgjatë një rrjedhe të vogël uji.