MENU
klinika

Kriza politike

Ndëshkimi i zyrtarëve/ Apeli i SHBA-së: Punoni për demokracinë

22.10.2019 - 15:00

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të angazhuara për forcimin e demokracisë në Shqipërisë, pavarësisht mungesë së institucioneve të drejtësisë apo krizës politike.

Zv/ambasadori amerikan në Tiranë, Daniel Koski, shprehet se për patur institucione të qëndrueshme duhet të punohet vazhdimisht nga të gjitha palët.

Në një situatë aspak të favorshme politike në të cilën është përfshirë vendi ynë për shkak të krizës politike si dhe mungesën e institucioneve të drejtësisë, shteti amerikan është i angazhuar për forcimin e demokracisë në vendin tonë.

Amerikanët në Tiranë kërkojnë forcimin e ligjit dhe ndëshkimin e zyrtarëve të korruptuar, si pararojë për mbrojtjen e institucioneve demokratike.

“Forcimi i demokracisë në Shqipëri është prioritet i ShBA. Ambasasda e ShBA-së po monitoron zbatimin e programeve tona antikorrupsion, avokimit tonë për reformën zgjedhore.

Suksesi për forcimin e institucioneve nuk arrihet në një ditë, por duhen javë dhe vite të tëra punë. Me përkushtim dhe punë arrihet gjithçka, edhe atëherë kur duket e pamundur.”

Zëvendësambasadori amerikan në Tiranë, i kërkoi shoqërisë civile që të shërbejë si rojtare për institucionet përgjegjëse, duke punuar dhe duke ngritur zërin për shqetësimet e drejta.