MENU
klinika

"Unë jam më shumë se dëshira jote..."

Ndjekësi e ofendoi për pamjen, Olta Boka nuk ia përton

02.10.2019 - 16:44

Jo rrallëherë personazhet e njohur të showbizi-t shqiptar përballen me kritika të shumta nga ndjekësit e tyre, të cilët dashur ose padashur, i bëjnë të ndihen edhe keq.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe me këngëtaren Olta Boka, e cila ka marrë një mesazh jo fort të këndshëm nga një ndjekës.

Ai e ka kritikuar për pamjen e jashtme, mirëpo Olta ka ditur si t’i përgjigjet djalit, duke e marrë me sportivitet atë që lexoi.

“Na i shpife me ato dhëmbët të ndara, as vetes tënde nuk i bën yzmet.”- shkruan ndjekësi të cilit këngëtarja ia kthen publikisht:

“A mjafton një mesazh i tillë për të të prishur ditën? Nëse e njeh veten mjaftueshëm, nëse e pranon veten siç je dhe mbi të gjitha ke mësuar të duash veten bashkë me ato imperfeksionet që konsideron Andi, atëherë JO!

Unë Andi jam shumë e lumtur me veten time dhe madje nuk konsideroj asnjë gjë të shpifur tek dhëmbët e hapur, por më duket e shpifur goja e palarë që ndjerr helm sa herë ka mundësi! Fillo të kuptosh se çfarë është në të vërtetë yzmeti. Këtë të fundit ja bëj vetes si fillim në shpirt, pastaj yarebiii filloj të mendoj se si t’ja bëj qejfin Andit.

Unë jam më shumë se dëshira jote për të më projektuar ndryshe.”- shkruan Olta.

Ajo gjithashtu hap një diskutim në Instastory për rastin kur personat bien pre e gjykimit të standartit se si duhet të jesh në shoqëri.