Manchester United po kalon një moment tepër të vështirë.
Skuadra e Ole Gunnar Solskjaer ka fituar vetëm një nga gjashtë ndeshjet e fundit, ka shënuar vetëm nëntë gola në tetë ndeshje, si dhe ka pësuar tetë.
Një makth për tifozët e klubit të cilët tani do të kërkojnë më tepër se kurrë shkarkimin e trajnerit.
Newcastle United ka fituar 1-0 falë golit të 19-vjeçarit Longstaff në minutën e 72’ të takimit.
Mesfushori ka shënuar në debutimin e tij. Ishte një gol i merituar, pasi vendasit kishin mundësi më të pastra edhe më pjesën e parë, madje kanë goditur edhe shtyllën.
Rasti i vetëm i United ishte ai i Harry Maguire, i cili nga shumë pranë portës ka shpërdoruar. Ishte e 23-ta e vërteta për trajnerin e Newcastle Steve Bruce, i cili nuk kishte fituar asnjëherë ndaj Djajve.
Shifra alarmante për klubin legjendar dhe priten të merren masa duke shfrytëzuar edhe pushimin e kampionatit për shkak të ndeshjeve ndërkombëtare.