MENU
klinika

Ndryshime me aleatët?

“Në zgjedhje me Ramën kryeministër”, Basha komenton deklaratën e Kryemadhit

05.10.2019 - 18:33

Kreu i PD-së, Lulzim Basha komentoi edhe deklaratat e kryetares së LSI, Monika Kryemadhi, e cila artikuloi se është e gatshme të hyjë në zgjedhje edhe me Edi Ramën kryeministër.

I ftuar në emisionin “Kjo javë”, Basha solli në vëmendje dokumentin e firmosur me aleatët rreth 7 muaj më parë, dhe theksoi se prej tyre nuk ka asnjë kërkesë tjetër përveç qëndrimit në unision që opozita e bashkuar ka vendosur.“Intervistat gazetareske janë një gjë, qëndrimet politike janë një gjë tjetër. Nuk kam pasur asnjë kërkesë nga asnjë aleat që ne të rishikojmë qëndrimin tonë politik. Dhe sot qëndrimi ynë politik ka avancuar më tej me propozimin që kemi bërë për reformën zgjedhore.”- tha Basha.

Pjesë nga intervista:

Pyetje: Zoti Basha do t’ju drejtoj një pyetje, por ju lutem një përgjigje shumë të drejtëpërdrejtë, sepse është në fakt ajo që të gjithë edhe kuriozohen: Është kryetarja e LSI, zonja Kryemadhi, e cila artikulon qartë se “nuk e ka problem dialogun apo zgjedhjet me Edi Ramën kryeministër”, ndërkohë që për ju ky vazhdon të jetë, apo jo, kushti i panegociueshëm se “nuk shkohet në zgjedhje me Edi Ramën kryeministër. A hyn zoti Lulzim Basha në zgjedhje me Edi Ramën kryeministër?

Lulzim Basha: Detyra ime si kryetar i opozitës të garantoj që qytetarët shqiptarë të votojnë të lirë dhe të pandikuar nga krimi i organizuar. Të pafrikësuar se nesër ata apo kushërinjtë apo familjarët e tyre mund të humbin vendet e punës, nëse nuk votojnë për partinë në pushtet. Që të arrijnë në qendrat e votimit pa i ndaluar policia me postblloqe, siç ndodhi, siç e dëgjoi gjithë bota, në zgjedhjet e 2016-ës. Që mediat të jenë të lira e të japin një raportim të balancuar, mos të jenë të kërcënuara, të blera apo të shantazhuara nga kryeministri. Opozita e bashkuar ka një platformë për ta arritur këtë dhe pjesë e kësaj padyshim është vullneti politik. Ne kemi propozuar një zgjidhje, një qeveri tranzitore që garanton zbatimin e rregullave ekzistuese dhe çfarëdo rregullash shtesë mund të nevojiten sipas rekomandimeve të OSBE-ODIHR.

Pyetje: Kjo qeveri tranzitore është pa Edi Ramën

Lulzim Basha: Pa diskutim. Ky është propozimi ynë. Ky është kontributi ynë për ta çuar vendin drejt zgjedhjeve të lira e të ndershme. Pyetja shtrohet a ka një propozim tjetër? A ka një rrugë tjetër për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme? Nuk kemi dëgjuar asgjë, aq më pak bindëse, se ka edhe një rrugë tjetër për ta çuar vendin drejt zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Pyetje: Ju si kryetar i opozitës, si e lexoni Monika Kryemadhin, kur thotë që ulem me Ramën…?

Lulzim Basha: Nuk ka nevojë ta lexoj fare zonjën Kryemadhi dhe asnjë nga aleatët, sepse opozita e bashkuar ka një dokument politik të miratuar nga forumet më të larta, i cili përbën qëndrimin zyrtar të opozitës.

Pyetje: Pra nuk ka ndryshim nga ana e LSI-së?

Lulzim Basha: Siç jua ka konfirmuar edhe kryetarja e LSI, nuk ka asnjë ndryshim.

Pyetje: Po kjo është e artikuluar qartë se “ne shkojmë me Edi Ramën kryeministër…”?

Lulzim Basha: Edhe njëherë po ju them. Ka një dokument politik i cili përcakton rrugën se si shkohet drejt zgjdhjeve. Ky është propozimi ynë. A shkohet në zgjedhje, a ka garanci se një njeri që u provua 3 herë që vjedh votat edhe kur nuk ka kundërshtar politik përballë, që angazhon krimin edhe kur nuk ka kundërshtar politik përballë! Që kandidon persona me rekorde kriminale edhe kur nuk ka kundërshtar politik përballë! Që shtantazhon administratën edhe kur nuk ka kundërshtar politik përballë!

A mund të garantojë një proces zgjedhor me rregullat ekzistuese apo të ndryshuara?

Përgjigja e opozitës së bashkuar është: Jo. Me Edi Ramën nuk ka dhe nuk mund të ketë zgjedhje të lira e të ndershme. Ky është pozicioni politik i opozitës.

Pyetje: A ka patur debate mes jush lidhur me këtë, për gjithmonë të artikuluarin kusht të panegociueshëm për të mos qënë Edi Rama kryeministër për të shkuar në zgjedhje të lira e të ndershme?

Lulzim Basha: Ky dokument është hartuar të paktën 7 apo 8 muaj më parë dhe përbën një qëndrim politik.

Pyetje: Po por ka ndryshuar gjuha…

Lulzim Basha: Jo. Intervistat gazetareske janë një gjë, qëndrimet politike janë një gjë tjetër. Nuk kam pasur asnjë kërkesë nga asnjë aleat që ne të rishikojmë qëndrimin tonë politik. Dhe sot qëndrimi ynë politik ka avancuar më tej me popozimin që kemi bërë për reformën zgjedhore.

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin