MENU
klinika

Dasmorët mesazh Ramës

Një dasmë ndryshe, me Vespa para Kryeministrisë

06.10.2019 - 16:56

Një qytetar që ka gëzuar sot martesën e mikut të tij, i ka dërguar një mesazh falenderues kryeministrit Rama për projektin ‘Retro’ që falë tij, është mundësuar që nusen ta marrin me motocikletat Vespa.

“Përshëndetje Kryeministër! Në shenjë mirënjohje për projektin ‘Retro’ dhe në veçanti për motorët Vespa… një shok mori nusen me Vespa sot. Të përshëndesim me këtë foto e shkrepur sot pranë kryeministrisë , sepse i shtojmë ngjyra qytetit”, ky ka qenë mesazhi i një qytetari për kryeministrin Rama, i cili martoi shokun e tij.

Projekti ”Retro” si bashkëpunim i Drejtorisë së Përgjithshme së Shërbimeve të Transportit Rrugor me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë bën të mundur që këto makina të qarkullojnë në rrugët e Shqipërisë me targa dhe brenda të gjitha rregullave.

RETRO është projekti i shumëpritur dhe shumëdëshiruar nga mjeshtrat, restauruesit dhe koleksionuesit e ciklomotorave dhe automjeteve të hershme dhe me interes historik.

RETRO lindi për të jetëzuar një trashëgimi deri sot pa status dhe për të promovuar e ekspozuar sa më shumë mjete dhe kujtesë automotorizimi me interes historik, si dhe për të ofruar informacione, shërbime dhe lehtësira për këtë aktivitet pasionant me ndjeshmëri kaq të veçantë.