Një futbolliste shqiptare bëhet pjesë e listës së emrave kandidatë për të fituar “Topin e Artë” që dorëzohet çdo vit nga prestigjiozja franceze “France Football”.
Kjo e fundit ka publikuar listën e 20 kandidateve të përzgjedhura për të garuar për trofeun më të lakmuar individual dhe mes emrave është edhe ai i sulmueses Kosovare Asllani.
Among the nominees for the 2019 Women’s #ballondor ⤵️@KosovareAsllani@CD_Tacon pic.twitter.com/CaL787Ywgw
— #BallondOr (@francefootball) October 21, 2019
Futbollistja e cila përfaqëson Suedinë në arenën ndërkombëtare, në këtë sezon ka bërë hapin e madh, duke iu bashkuar Real Madrid në Spanjë, edhe pse skuadra garon ende me emrin e CD Takon.
Për futbollisten 30-vjeçare është një vlerësim i jashtëzakonshëm prania në këtë listë, edhe pse ishte mëse i merituar, pasi aftësitë e saj para portës janë aq të njohura sa edhe vetë Reali e prezantoi si një “galaktike”.
SHËNIM: Të gjitha rezultatet e ndeshjeve kryesore të ditës i gjeni në kohë reale, duke klikuar Konica.al në ballinën e rubrikës së sportit