MENU
klinika

Deklarata e Listës serbe

“Nuk është prioriteti ynë të jemi pjesë e qeverisë së re të Kosovës”

25.10.2019 - 08:51

Nënkryetari i Listës Serbe është shprehur se nuk është prioritet që kjo listë të përfshihet në qeverinë e re të Kosovës.

“Nuk është prioritet që Lista Serbe të hyjë në qeverinë e re të Kosovës, veçanarisht jo në kushtet dhe atmosferën në të cilën nuk pranohet nga populli serb në Kosovë”, tha nënkryetari i Listës Serbe, Dalibor Jevtiq.

Jevtiq ka theksuar se përgjegjësia më e madhe për krizën e mundshme institucionale, nëse me ndonjë rast shkelet Kushtetuta e Kosovës në lidhje me procedurën e formimit të qeverisë, do të jetë e atyre që e formojnë qeverinë dhe jo e Listës Serbe.

Sipas tyre, pikëpamjet politike në të cilat Lista Serbe dhe përfaqësuesit e saj nuk janë të pranueshëm për të bashkëpunuar nuk i ndihmon ndërtimit të besimit dhe në veçanti nuk i kontribon stabilitetit.

Temat kryesore të takimit të nënkryetarëve të Listës Serbe dhe Kostelançik ishin zgjedhjet e fundit parlamentare në Kosovë dhe situata aktuale e sigurisë në Kosovë.

Jevtiq i tha bashkëbiseduesit të tij se është më me rëndësi që të gjithë faktorët politikë në Kosovë janë të angazhuar krijimin e kushteve më të mira sidomos për komunitetet jo-shumicë.

Nënkryetari i LS shprehu shqetësimin për faktin se ekziston një tendencë sipas tij në Kosovë ku duan të krijojnë incidente dhe të provokojnë përgjigje nga qytetarët në veri të Kosovës dhe në të njëjtën kohë kërkoi t’i kushtohet vëmendje potencialit në rrezik.

Të dy bashkëbiseduesit ranë dakord se vazhdimi i dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës është thelbësor, dhe u theksua se si parakusht për vazhdimin e këtij procesi, Qeveria e ardhshme e Kosovës duhet të heqë taksat për importet e mallrave nga Serbia dhe BiH.

David Kostelanchik, drejtor në DASH për Evropë Qëndrore dhe Jugore theksoi se çështja e marrëdhënieve Beograd-Prishtinë është një nga përparësitë aktuale në politikën e jashtme amerikane, dhe se askush nuk duhet të humbasë shansin për të zgjidhur çështjen në një mënyrë pozitive pa vonuar dhe humbur kohë.