Sulmuesi kosovar Vedat Muriqi bëhet protagonist sërish në Turqi, teksa shënon golin e katërt me ekipin e tij Fenerbahce për këtë sezon, për më tepër, që goli i tij vleu për 3 pikë.
Shtatlarti ishte protagonist në fitoren 2-1 përballë Denizlisporit, ku arriti të shënonte golin e dytë pas asistit të dhënë nga Emre Belozoglu.
Me këtë fitore, skuadra e tij është ngjitur në vendin e tretë në klasifikim me 14 pikë, 3 më pak se Alanyaspori kryesues dhe 1 më pak se Trabzonspori i vendit të dytë.
Muriqi e sheh veten në vendin e 6 në klasifikim si shënuesi më i mire, teksa numëron edhe një asist. Ky klasifikim, kryesohet nga Sise me 8 gola të shënuar, ndërkohë që pesë futbollistë anë në kuotën e 4 golave.
SHËNIM: Të gjitha rezultatet e ndeshjeve kryesore të ditës i gjeni në kohë reale, duke klikuar Konica.al në ballinën e rubrikës së sportit