Franca asnjëherë nuk ka qenë dakord për anëtarësimin e Britanisë në BE, qysh nga vitet 1960.
Sapo Britania u bashkua, perspektivat pariziane për një Evropë më plotësisht të integruar shpesh prisheshin nga Londra. Tani, Emmanuel Macron, tani dëshiron të sigurohet që pengesa të hiqet përfundimisht.
Franca ishte skeptiku i vetëm i vendimit të BE për të dhënë një zgjatje tre mujore të nenit 50 këtë mëngjes.
Marrëdhëniet midis Presidentit Emmanuel Macron dhe Boris Johnson po portretizohen gjithnjë e më shumë si një romancë e papritur. Por realiteti është disi më ndryshe.
Macron po përfiton nga mungesa e Britanisë për të ndërtuar një “fole” të modelit francez.
Shikoni çfarë po ndodh lidhur me zgjerimin e BE. Në një samit të Brukselit dy javë më parë, dëshirat për anëtarësim nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut morën fund, me kundërshtimin e Francës.
Një fushë ku Franca gjithmonë ka parashikuar një rol më aktiv të BE-së është mbrojtja. Mbajtja e këtij bashkëpunimi brenda kufijve të rreptë do t’i mbështeste amerikanët në rolin e tyre si garant i sigurisë për kontinentin.
Me Britaninë jashtë bllokut dhe urën midis SHBA-së dhe BE-së që po shkatërrohet, Franca mund të shijojë një periudhë të mire pushteti e ndikimi.
Këto motive politike shpjegojnë veprimet e Macron, dhe jo miqësia e papritur me Johnson. Shumëkujt në Evropë do ti vinte keq për largimin e Britanisë së Madhe.
Jake Lynch është një profesor në Universitetin Coventry, një ish-korrespodent politik për Sky News dhe prezantues i BBC News.