MENU
klinika

Sigurimet shoqërore

Pagesa e kontributeve/ Paga juaj? Ja sa përfitoni!

16.10.2019 - 09:54

Sigurimet Shoqërore u bëjnë thirrje qytetarëve shqiptarë: “Kërkoni që kontributet e sigurimeve shoqërore t’iu paguhen mbi pagën reale me të cilën paguheni! Nëse ua ofrojnë, mos pranoni zarfe page në dorë nga punëdhënësit tuaj! Kjo, jo vetëm që është shkelje, e cila dënohet nga ligjet shqiptare, por ndikon direkt edhe në uljen e përfitimeve që vijnë nga pagesa e kontributeve të Sigurimeve Shoqërore”, thuhet në një mesazh të Institutit të Sigurimeve Shoqërore (ISSH).

Sa më të larta të jenë kontributet dhe sa më shumë vite sigurimi ka personi, aq më të larta do të jenë përfitimet.

Mosha ecën shpejt dhe data e pensionit afron pa u kuptuar. Plotësoni periudhat boshe nga mospagimi i kontributeve të sigurimeve shoqërore. Sa më shumë vite pune dhe sa më shumë paga të larta të keni të deklaruara në sistem, aq më i lartë do të jetë pensioni i pleqërisë dhe, si pasojë, edhe cilësia e jetës në moshën e tretë do të jetë më e mirë.

  • Shembujt

Për të qenë më të qartë, sa më poshtë vijojnë dy raste përfitimi nga leja e lindjes, me pagë minimale dhe maksimale, për të kuptuar se sa e rëndësishme është fakti i pagesës dhe sasia e kontributeve të sigurimeve shoqërore.

  • Shembull 1 – Pagë minimale

Inës i ka lindur e drejta e përfitimit të lejes së lindjes më datë 1 maj 2019. Ina paguhet me pagë minimale. Sipas ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në RSH”, të ndryshuar, neni 27, pika 2, periudha e përfitimit do të jetë 365 ditë kalendarike, duke përfshirë një minimum prej 35 ditësh para dhe 63 ditësh pas lindjes së fëmijës.

Dhe, sipas pikës 3, e ardhura për barrëlindje për gruan e siguruar është 80 për qind e mesatares ditore të bazës së vlerësuar neto të dymbëdhjetë muajve të fundit nga data e lindjes të së drejtës për pagesë për periudhën e paralindjes dhe për 150 ditë kalendarike pas lindjes; 50 për qind e mesatares ditore të bazës së vlerësuar neto të dymbëdhjetë muajve të fundit nga data e lindjes së të drejtës për pagesë për periudhën tjetër.

Totali i pagës neto = 262,848 lekë /312 ditë = 842 lekë (baza e vlerësuar ditore). Duhet patur parasysh që subjektet private llogaritjen e bëjnë për 26 ditë pune në muaj, pra dhe pagesa e përfitimit bëhet për 26 ditë. Periudha: 1 maj 2019 – 31 dhjetor 2019 (trajtohet me raporte paralindje, lehoni, kujdes fëmije). Do të ndërpresë lejen e lindjes pas 7 muajve. Do të fillojë punë më 1 janar 2020.

– 160 ditë të pagueshme (01.05.2019 – 04.11.2019) X 842 lekë /dita X 80% = 107,776 lekë.

– 49 ditë të pagueshme (04.11.2019 – 31.12.2019) X 842 lekë/dita X 50%= 20,629 lekë

– Fëmija ka lindur më 04 qershor 2019, dhe sipas certifikatës shpërblim lindje, paguhet në vlerën 13,000 lekë.

TOTALI – 128,405 lekë (të ardhura nga leja e lindjes)

  • Shembull 2 – Pagë maksimale

Ledionës i ka lindur e drejta e përfitimit të lejes së lindjes më datë 2 prill 2019 dhe do të trajtohet me raporte leje lindjeje nga kjo datë deri më 31 mars 2020. Lediona paguhet me pagë maksimale.

  • Llogaritja e bazës së vlerësuar mbi të ardhurat

Totali i pagës neto = 1,022,183 lekë /264 ditë = 3,872 lekë (baza e vlerësuar ditore). Duhet patur parasysh që subjektet buxhetore dhe jobuxhetore llogaritjen e bëjnë për 22 ditë pune në muaj, pra dhe pagesa e përfitimit bëhet për 22 ditë. Periudha: 02 prill 2019 – 31 mars 2020 trajtohet me raporte paralindje, lehoni, kujdes fëmije).

konica ekonomiakonica ekonomia mobile

– 133 ditë të pagueshme (02.04.2019 – 06.10.2019) X 3,872 lekë /dita X 80% = 411,980 lekë.

– 126 ditë të pagueshme (06.10.2019 – 31.03.2020) X 3,872 lekë/dita X 50%= 243,936 lekë.

– Fëmija ka lindur më 06 maj 2019, dhe sipas certifikatës shpërblim lindje, paguhet në vlerën 13,000 lekë.

TOTALI – 668,916 lekë (të ardhura nga leja e lindjes)

  • Shembull 3 – Raport paaftësie në punë, si pasojë e sëmundjes së përgjithshme

Znj. U. A., profesore pranë UT, ka filluar punë në vitin 2015. Për periudhën 01.01.2019 – 28.02.2019 ka qenë pa të drejtë page. E drejta e paaftësisë së përkohëshme i ka lindur më datë 02.05.2019. Nga data 02.05.2019, deri më 16.05.2019, është trajtuar me raport paaftësie, që paguhet nga punëdhënësi. Duke filluar nga data 16.05.2019, deri më 30.06.2019, është trajtuar me raport paaftësie, që paguhet nga sigurimet shoqerore.

Mbështetur në nenin 23, të Ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993, të ndryshuar, “Periudha e përfitimit të paaftësisë të përkohëshme fillon në ditën e 15 të raportit mjekësor dhe do të zgjasë jo më shumë se 6 muaj nga data e fillimit të pagesës”. Në pikën 2, të nenit 59, të Ligjit nr. 104, datë 31..07.2014, baza e vlerësuar neto për llogaritjen e pagesave për sëmundje e barrëlindje dhe për të ardhura të tjera afatshkurtra do të jenë pagat mbi të cilat janë paguar kontributet, pasi zbritet tatimi mbi të ardhurat personale, norma e kontributit të sigurimeve shoqërore, shëndetësore dhe suplementare, që mbahet nga paga e punonjësit, sipas dispozitave në fuqi për periudhën përkatëse.

Mbështetur në VKM nr. 809, datë 26.12.2018, paga bazë minimale mujore, për efekt të llogaritjes së kontributeve suplementare të detyrueshme, do të jetë 26,000 lekë.

Sipas VKM-së nr. 77, datë 28.01.2015, të ndryshuar, baza e vlerësuar mujore, për efekt të llogaritjes së të ardhurave për sëmundje, nga dita e 15 e raportit mjekësor e në vazhdim, për kompensim sëmundje dhe për llogaritjen e të ardhurave për paaftësi të përkohshme në punë, nga aksidentet ose sëmundjet profesionale, për rastet kur e drejta e përfitimit ka lindur, por përfituesi nuk ka pagë për disa muaj, gjatë 6 muajve të fundit, nga data e lindjes së të drejtës për pagesë, llogaritet duke bashkuar shumën e pagave faktike, për muajt që është derdhur kontribut për sigurimet shoqërore, me shumën e pagave minimale, të përcaktuara për efekt të derdhjes së kontributit të sigurimit shoqëror, për muajt pa kontribut, pjesëtuar me 6.

Totali i pagës neto = 412,264 lekë /22 ditë / 6 muaj = 3,123 lekë (baza e vlerësuar ditore). Duhet patur parasysh që subjektet buxhetore dhe jobuxhetore llogaritjen e bëjnë për 22 ditë pune në muaj, pra dhe pagesa e përfitimit bëhet për 22 ditë. Periudha: 16 maj – 30 qershor 2019 trajtohet me raport paaftësie për sëmundje të përgjithshme.

Mbështetur në nenin 22, të Ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993, të ndryshuar, të ardhurat për sëmundje janë 70 % e mesatares ditore të bazës së vlerësuar neto të gjashtë muajve të fundit nga data e lindjes së të drejtës, kur i siguruari ka deri në 10 vjet sigurim dhe 80 % kur i siguruari ka mbi 10 vjet sigurim.

Më poshtë pagesa është llogaritur me të dyja mënyrat, sipas vjetërsisë në punë, meqënëse zonja nuk e ka përcaktuar se sa vite pune ka.

– 38 ditë të pagueshme (16.05.2019 – 30.06.2019) X 3,123 lekë /dita X 80% = 94,939 lekë.

– 38 ditë të pagueshme (16.05.2019 – 30.06.2019) X 3,123 lekë /dita X 70% = 83,072 lekë.

  • Shërbimet që ofron ISSH

Pension pleqërie
Pension invaliditeti
Pension familjar
Pensioni social
Përfitim për barrëlindje
Përfitim për paaftësi të përkohshme në punë
Përfitim në rast aksidenti në punë dhe sëmundje profesionale
Sigurim vullnetar
Sigurim shtetëror suplementar
Sigurim suplementar për ushtarakët
Sigurim për të vetpunësuarit në bujqësi
Pagesa për lindje/vdekje