MENU
klinika

Historike

Partizani debuton me fitore në Champions League

09.10.2019 - 20:15

Skuadra e Partizanit në volejboll për femra fitoi mbrëmjen e sotme 3-1 ndaj skuadrës boshnjake të Jedinstvo Brcko, ndeshje e vlefshme për turin eliminator të Champions League.

Kjo ishte sfida e parë e skuadrës së “kuqe” në këtë event, duke debutuar me fitore. Takimi u luajt në sallën e lojërave me dorë “Feti Borova” në kryeqytet. Pas një jave, sfida e kthimit do të luhet në Bosnjë.

Fitore me përmbysje e skuadrës së Partizanit, që e nisi keq ndeshjen, duke gabuar shumë në setin e parë. Set që u fitua me lehtësi 25-15 nga mikeshat. Më pas, loja ndryshon kah, Partizani nis të mbrojë mirë dhe fiton besim, duke fituar 25-22 setin e dytë.

Nga ky moment, loja është nën kontrollin e skuadrës kampione të Shqipërisë, që dominon edhe dy setet e tjetra, duke fituar me diferenca, me shifrat e njejta 25-20 .

Partizani – Jedinstvo Brcko, 3-1 (15-25, 25-22, 25-20, 25-20)

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Gjak, spektakël dhe emocione

Partizani nuk njeh ‘mëshirë’ në derbi