MENU

Me sa duket ka dalë në disa takime romantike...

Pas divorcit, Adele e lidhur me reperin e famshëm?

01.10.2019 - 16:38

Adele e ka hedhur pas divorcin me Simon Konecki dhe që tani po përflitet për një lidhje të re me reperin dhe artistin e njohur me emrin Skepta.

Këngëtarja e hitit “Hello”, 31 vjeç, me sa duket ka dalë në disa takime romantike me patriotin e saj nga Tottenham, 37 vjeç.

Dhe mes raporteve për romancën që ka lindur, miqtë e çiftit thonë se shpresojnë dhe parashikojnë se do të jenë një çift i shkëlqyer.

Sipas “The Sun”, ajo e ndihmoi Skeptën në organizimin e ditëlindjes së tij në Londër vetëm dy javë më parë.

“Ata po kalojnë gjithnjë e më shumë kohë së bashku. Disa nga miqtë e tyre po shpresojnë dhe parashikojnë se mund të përfundojnë së qeni një çift i shkëlqyer një ditë”.

Adele u nda nga Simon në prill të këtij viti, pas shtatë vitesh së bashku. Ata janë prindër të një djali.