Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti edhe pse nuk është shpallur ende zyrtarisht si fitues i zgjedhjeve në Kosovë, ka nisur me shpejtësi përgatitjet për të kulmuar me një festë madhështore në Tiranë. Në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 6 tetorit, lideri i VV-së u rendit i pari duke sfiduar kështu shumë emra të njohur të politikës në Kosovë.
Lëvizja Vetëvendosje u rendit si forcë e parë politike në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit dhe këtë fitore Albin Kurti ka vendosur që ta festojë edhe në Tiranë.
Qendra e Vetëvendosjes në Tiranë me një njoftim të shpërndarë në “Facebook” thekson se Albin Kurti do të jetë të dielën e 20 tetorit në kryeqytetin e Shqipërisë, në orën 19:00, pranë pedonales në qendër, aty ku do të mbajë edhe një fjalim përpara të pranishmëve.
“Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shqipëri ju fton të na bashkoheni në Tiranë në mbrëmjen festive që organizojmë për të shënuar fitoren e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Kosovë. Në këtë aktivitet i ftuar nderi është Kryeministri i ardhshm i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i cili do të mbajë edhe një fjalë rasti.Ju mirëpresim ditën e diel, më 20 tetor, ora 19:00, te Bar Kinema Millenium, pranë “pedonales” në qendër të Tiranës”-thekson Qendra e Vetëvendosjes në Tiranë.